Një person është arrestuar pasi që dy herë radhazi ka ngacmuar një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 4 tetor dhe më 9 tetor, në veri të Mitrovicës.


Po ashtu siç thuhet në njoftim i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me 09.10.2024 përsëri ka kryer të njëjtën vepër, ndaj viktimës mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/