Dyshohet se kreu vrasje të rëndë para 18 vitesh, Prokuroria kërkon paraburgim për të ekstraduarin nga Italia
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me datë 31 Maj 2020, në ora 16:30, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nga Hani i Elezit.
“I njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin se me datë 09 Shtator 2002, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























