LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për fajde, një muaj paraburgim

Dyshohet për fajde, një muaj paraburgim
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit V. M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ‘fajde’.

Sipas gjykatës, i dëmtuari N. Th., nga i pandehurit kishte marrë para në shumë prej 1200 euro me kamatë mujore prej 10%, ku i dëmtuari kamatën në shumë prej 120 euro e kishte paguar çdo muaj.

“Përsëri i dëmtuari kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamat 10% duke bërë pagesë për çdo muaj në shumën prej 350 euro, dhe meqenëse i dëmtuari në pamundësi të kryerjes së pagesës, i pandehuri i ka telefonuar të dëmtuarit duke i kërkuar borxhin kryesorë së bashku me kamatën për 3 vitet e fundit.


Nga masa e fshehte e simulimit e kryer me datë 02 tetor 2019, rreth orës 14:00 i dëmtuari i dorëzon të pandehurit shumën prej 4000 euro në emër të fajdes, të siguruar nga ana e Policisë së Kosovës. Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajdeja”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 02 tetor 2019 dhe do të zgjasë deri më 02 nëntor 2019. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori