Një zjarrvënie që dyshohet se u shkaktua nga persona të dyshimtë në dy kamionë në Mitrovicë të Veriut, ka shkaktuar dëme edhe në një biznes pranë zonës.
Menaxheri i lokalit “Elaa 1”, Gylshen Potoku ka thënë se nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur, por si pasojë e shpërthimit lokali tij ka dëme me vlerë 25 mijë euro.
“Është një kosto e dëmit prej 25 mijë euro, si kompani neve na peshon, por sido që të jetë punën duhet me vazhdu. Më ka çuditë se jena këtu bukur shumë moti, kjo kompani ekziston 15 ose ma tepër vjet që funksionon veç në veri i distribuojmë mallrat në komunat e veriut. Për këtë arsye ka qenë befasi për neve se ka pasë situata ndoshta edhe ma të rënda edhe nuk kena pasë këso ndodhi”, tha menaxheri Potoku për Kallxo.com.
“Sipas fqinjëve këtu, që i kena afër, ata thanë se tri herë ka kërsit. Nuk po e dimë as na me çfarë materie ka ndodhë. Por rreth orës 12:30 fiks ata kanë intervenu meniher policia edhe zjarrfikësit. Qysh shihet edhe vetura e një profesorit serb, i komunitetit serb ka pësu për shkak të maunave. Kanë qenë dy mauna të parkume, janë të dyja të dëmtume totalisht, të papërdorura”, ka thënë Potoku.
Ai shton se kanë bashkëpunim të mirë me komunitetin serb.
“Marrëdhëniet ose bashkëpunimi mes neve edhe tyre ka qenë shumë i mirë, s’po muj me thënë kurrgjë hiç, a ka qenë me motive politike apo me motive të tjera mbetet të shihet pas hetimeve të policisë, ende nuk po muj me thënë kurgjo. Nuk po më jepet me thënë që ka qenë motiv politik ose motiv nacional po gjithçka mundet me ndodhë”, përfundoi ai.
Persona të dyshimtë u kanë vënë zjarrin dy kamionëve dhe si pasojë është djegur edhe një veturë në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë zjarr në dy kamiona (zjarri u është vënë mbi motor) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit”, ka deklaruar Elshani.
Sipas tij, në këtë rast nuk ka lëndime në njerëz. Ndërkohë, siç thotë ai, policia po punon në ndriçim e rastit i cili është cilësuar si zjarrvënie. Rasti ka ndodhur rreth orës 1:00 sot më 09.07.2024. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-3-380x233.jpg)
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë
![Në 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Gërvalla takoi homologen japoneze](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Donika-Gervalla-e1721408600287-380x233.jpg)
Në 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Gërvalla takoi homologen japoneze
![Paguhen subvencionet për grurin, elbin, lulediellin, panxharin e vajit dhe kultura tjera bujqësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/subvencione-bujqesia-mk-380x233.jpg)
Paguhen subvencionet për grurin, elbin, lulediellin, panxharin e vajit dhe kultura tjera bujqësore
![Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-49-380x233.jpg)
Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit
![Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-2-380x233.jpg)
Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej
![Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-380x233.png)
Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë
![Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/3ddd5a34-3e9e-4742-b407-6dcadb5e4e20-1-380x233.jpg)
Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?
![Djegia e veturave në lagjen “Marigona Residence”, policia jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vetura-1-380x233.png)
Djegia e veturave në lagjen “Marigona Residence”, policia jep detaje
![Kolapsi me internet, preket edhe Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-25-380x233.jpg)
Kolapsi me internet, preket edhe Kosova
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/te-kerkuarit-xhelal-380x233.jpg)
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-46-380x233.jpg)
"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë
![Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_13-8-380x233.jpg)
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-225026-380x233.png)
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
![Politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-380x233.jpg)
Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?