Dybala zbulon prapaskenat me Juventusin, Interin dhe si u bind nga projekti i Romës

Paulo Dybala është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i ekipit të Romës. Një lëvizje që befasoi jo pak opinionin sportiv.
Argjentinasi fillimisht ishte pranë rinovimit të kontratës me Juventusit, por në fund kjo nuk u arrit dhe lojtari ka treguar se çfarë ndodhi me “Zonjën e Vjetër”.
Pas largimit nga Torino, fantazisti ishte shumë pranë kalimit te Interi, por në fund edhe aty një marrëveshje nuk u arrit, me “zikaltërit” që e konsideruan të panevojshëm.
Ish-ylli i Juventusit u shpreh se nuk është ndjerë i tradhëtuar nga Interi dhe me Marotten vazhdon të ketë marrëdhënie të mirën, ndërsa për situatën të Juventusi ai dha këtë version:
“Drejtori Arrivabene ishte i qartë në deklaratat e tij. Ne kishim një marrëveshje për të nënshkruar në tetor, kompania na kërkoi të prisnim dhe asgjë. Në mars morëm lajmin nga klubi që nuk isha pjesë e projektit të ardhshëm. Nuk kishte probleme ekonomike, por klubi mori një vendim tjetër së bashku me trajnerin. Unë fola me ta, thashë që nëse ishte zgjidhja e tyre, nuk kishte ndonjë problem për mua”, deklaroi La Joya.
“Mendoj që është shpejtë të flasim për Scudetto në këto momente. Projekti është rritur në vitet e fundit si me ardhjen e futbollistëve dhe trajnerit. Të gjithëve ju pëlqen të fitojmë dhe ky duhet të jetë objektivi ynë ndeshje pas ndeshjes”.
“Inter? Ka pasur shumë skuadra të interesuara për mua, jo vetëm Interi. Kam raporte të mira me Marotten, mirëpo kur Pinto erdhi në Torino atëherë gjithçka ndryshoj”.
“Mourinho? Ai vendos se ku do të luaj dhe unë jam i gatshëm të luaj në pozita të ndryshme. Telefonata e tij ka qenë një kënaqësi enorme. Ai është një trajner fantastik, ndër më të mirët ndonjëherë”.
“Në Juventus kam mësuar se si fitohet, dhe do të mundohem që këtë mentalitet ta transmetoj tek bashkë-lojtarët e mi. Nuk e gjeja më veten pjesë të projektit tek Juventus, nuk ka të bëj fare çështja ekonomike, mirëpo nuk do të festoj nëse shënoj gol ndaj tyre”.
“Zaniolo? Të gjithë e dimë për kualitetet e tij. Kam biseduar me të, por zgjedhja në fund është e tij. Shpresoj që ai të mbetet dhe të luajmë bashkë tek Roma”, shtoi më tej Dybala. /Telegrafi/
LIVE | La conferenza stampa di presentazione di Paulo Dybala https://t.co/NuNeqxk6n4
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 26, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë