Roma e këtë edicioni është shumë interesante, ka grumbulluar disa pikë, por që mbetet mbrapa në luftën për titull prej Napolit.

Giallorosët synojnë që të rikthehen pas një kohe të gjatë në Ligën e Kampionëve, por objektivi kryesor i tyre mbetet triumfi në Kupën e Italisë.


E për këtë ka folur edhe sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala që me golin e shënuar ndaj Genoas e dërgoi skuadrën në çerekfinale të Kupës.

3524909 71845348 2560 1440

“Kupa e Italisë është një objektiv për ne. Ne e dimë se mund ta fitojmë, por duhet të kemi shumë besim. Ishte një fitore e rëndësishme, kjo na tregon se të gjithë duhet të përmirësohemi në vazhdim.”

“Në këtë sezon do të luftojmë në tre fronte. Kupa e Italisë është një objektiv i qartë, ne mund ta fitojmë atë. Në kampionat ka skuadra më të forta përpara nesh, por ne kemi lojtarë të rëndësishëm dhe një skuadër të mirë".

HTWEYDUGDNI2RBTMQIAXEFPZOE scaled

"Të gjithë do të japim maksimumin për të përfunduar në katërshen e Serie A. Edhe Liga e Evropës gjithashtu është shumë e rëndësishme për ne", deklaroi ylli argjentinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app