LAJMI I FUNDIT:

Dy vëllëzër duke ndarë fushën së bashku – Real Madrid po përcjell progresin e vëllaut të Jude Bellingham

Dy vëllëzër duke ndarë fushën së bashku – Real Madrid po përcjell progresin e vëllaut të Jude Bellingham

Jude Bellingham ka shkëlqyer që kur iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund në verë. 20-vjeçari ka dhjetë gola dhe tre asistime në dhjetë paraqitjet e tij të para, duke ndihmuar Los Blancos të kryesojnë në La Liga dhe në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve gjatë këtij procesi.

Bellingham nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij që aktualisht luan futboll profesional. Vëllai i tij më i vogël, Jobe, aktualisht aktivizohet në radhët e Sunderland-it dhe ashtu si vëllai i tij më i madh, filloi karrierën e tij tek Birminghami.

Real Madridi është i vetëdijshëm për talentin që posedon Jobe dhe medium El Nacional ka raportuar se shefi i skautëve të klubit madrilen, Juni Calafat, së fundmi ka përcjellur nga afër performancën e tij për grupmoshat U19 të Anglisë gjatë pushimit me kombëtare.


18-vjeçari Jobe është shumë i vlerësuar nga opinioni sportiv në Angli dhe Real Madrid mund të vendosë se ia vlen t’i ipet një mundësi.

Deri më tani, ata nuk kanë hapur bisedime me Sunderland-in për një marrëveshje të mundshme, por kjo mund të ndryshojë së shpejti në muajt e ardhshëm në rast se forma e tij shënon rritje të mëtutjeshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori