LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe 23 raste të reja me coronavirus

Dy të vdekur dhe 23 raste të reja me coronavirus
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995

Në total numri i rasteve aktive është 2.237.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/