Dy të rinj nga Maqedonia janë lënduar nga fishekzjarret

I riu nga Kumanova me dëmtime të rënda nga fishekzjarret, dje është hospitalizuar në Klinikën për kirurgji plastike.
Ai ka përfunduar në sallën e operacionit me ndërhyrje në dorë.
Në prag të Vitit të Ri, si rezultat i përdorimit të fishekzjarreve pa dy gishta mbeti edhe 33 vjeçi nga Shkupi. Të plagosur lehtë nga fishekzjarre në spital janë regjistruar edhe dhjetëra njerëz të cilët me ndërhyrje ambulatore kanë shkuar në shtëpi.
Disa prej tyre ishin pacientë në Klinikën për sëmundje kirurgjike Shën Naum i Ohrit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































