Pushuesit në Mykonos të Greqisë janë përballur me një surprizë të keqe kur një traget pasagjerësh me shpejtësi shkaktoi një valë të madhe – duke trazuar ujin dhe duke i rrëzuar disa prej tyre.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy persona raportohet se u lënduan kur vala e madhe shpërtheu në ujërat e qeta dhe u përplas në breg, me një grua që thuhet se kishte thyer brinjë.


Një pushues filmoi momentin “uji i trazuar” arriti në plazh, me notarët që shiheshin duke dalë nga deti dhe dëgjoheshin ulërima në pamjet dramatike.

fe1 4

Më pas, uji mbulon të gjithë plazhin, me turistë të tronditur që shihen duke u përpjekur të marrin sendet e tyre përpara se të largohen.

Varka u ankorua në portin e Rafina në Greqinë kontinentale, ku kapiteni u arrestua, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së së shtunës në plazhin e njohur të Agios Stefanos pranë Tourlos, porti i ri i Mykonos.

fe2 2

Takis Papadakos, i cili filmoi valën e ujit dhe ndau videon e incidentit në Facebook, tha se gruaja në video "u shtrua në spital me dy brinjë të thyera".

Varka thuhet se i përkiste Fast Ferries Andros, e cila transporton turistë dhe vendas midis kontinentit, Mykonos dhe ishujve të tjerë të ndryshëm. /Telegrafi/