LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, 22 vjeçari sulmohet me shufër hekuri, ia grabisin paratë

Podujevë, 22 vjeçari sulmohet me shufër hekuri, ia grabisin paratë

Policia e Kosovës sot rreth orës 02:00, ka pranuar informatën se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.

Bëhet fjalë për viktimën: E. M  mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.


I dyshuari i parë G.A mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Ndërsa i dyshuari i dytë, A.H  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që ndaj personave të dyshuar, janë hapur dy raste, tentim vrasje dhe grabitje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori