Dy të arrestuar në Lipjan, kanosën policin pasi u shqiptoi gjobë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, pasi që të njëjtit kishin kanosur zyrtarin policor, pas shqiptimit të një gjobe.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se pas shqiptimit të një gjobe nga ana e zyrtarit policor, të dyshuarit janë mllefosur dhe kanë kanosur zyrtarin policor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































