LAJMI I FUNDIT:

Dy super ndeshje në start të sezonit të ri në NBA

Dy super ndeshje në start të sezonit të ri në NBA

NBA ende nuk ka njoftuar orarin e ndeshjeve për sezonin e ri, por burimi i brendshëm i mirënjohur për mediat amerikane, Shams Charania zbulon se ne do të shikojmë dy ndeshje spektakolare në ditën e parë.

Kampionët aktualë të Toronto Raptors do të hapin sezonin në shtëpi kundër Pelikanëve të New Orleans.

Raptors janë akoma një ekip shumë i mirë edhe pse e kanë humbur Kawhi Leonard, lojtarin që i çoi në titull, por kjo lojë do të jetë më interesante për shkak të Zion Williamson, basketbollistit të ri të Pelicans dhe një nga lojtarët më të talentuar në dhjetët vjetët e fundit.


Pas tyre, Los Angeles do të jetë nikoqir i ndeshjes më të pritur të basketbollit për sezonin e ardhshëm mes Lakersave dhe Clippersave.

Lakers kanë pasur LeBron James që nga sezoni i kaluar dhe i është bashkuar edhe një tjetër superyll, Anthony Davis dhe po përpiqen të ndërtojnë një ekip shumë të mirë rreth tyre.

Clippers solli dy yje të mëdhenj në tranzicion, Kawhi Leonard, MVP i finaleve të vitit të kaluar dhe Paul George, i treti në votimin e MVP në sezonin e rregullt.

Sezoni i ri i rregullt i NBA-së fillon më 22 Tetor dhe përfundon më 8 Prill. “Playoff” fillon tri ditë më vonë dhe liga do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori