Një rast grabitje ka ndodhur në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se, nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur dy telefona dhe 115 euro në para të gatshme nga dy viktimat meshkuj, shtetas të huaj.


Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/