Në qoftë se nuk do të kish te qenë Rama me Ballkanin e Hapur dhe nënshtrimin total ndaj Vuçiqit, duke e paraqitur atë si mik personal, si dhe po mos të ishin kërcënimet dhe invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë bashkë me rolin e fshehtë të saj në Ballkan, Vuçiqi do të ishte ende djali adoleshent i Millosheviqit në Hagë.
Por, në vend që Vuçiqi të vuajë kompleksin e arrestimit të tij për në Hagë, bën deklarata si ajo e 1000 trupave në Kosovë.
Për këtë marrëzi, Vuçiqi do të ishte thjesht një pacient në psikiatri, me diagnozën e përbashkët me Ramën.
Por, në kushtet që Rama i hap Portin, duke thyer embargon ndaj Rusisë dhe vëllait serb, Vuçiqi rrezikon bombardim të dytë.
Ja sa e trishtueshme është dhe sa e lexueshme është strategjia me tezat e Ballkanit të Hapur dhe porteve të shqyera.
Për hir të Millosheviqit, Rama thyen sanksionet evropiane dhe ato amerikane.
Për njerëz të informuar me këtë temë nuk ka habi, pasi origjina e veprimeve politike të Ramës ka dy burime:
– Historinë e partisë së tij dhe të babait të tij që Vuçiqin e shohin si Titon në vitin ‘45.
– Dhe, e dyta, ka një arsye edhe më të thellë akoma që të kujton kërkesën e llogarisë që i bëri presidenti i Polonisë, presidentit Macron, të cilit i kërkoi që të jepte shpjegime për tri takimet me Putinin.
Mendoj se këtu duhet kërkuar lidhja shkak-pasojë të veprimeve të Ramës, në një kohë kur ky ka çuar në gjyq një kryeministër të Kosovës, në një kohë kur Rama ka gjithashtu një ftohtësi thuajse armiqësore me kryeministrin aktual të Kosovës, në një kohë që ky në 12 vite qeverisje bën vetëm teatrin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në qoftë se Rama është vetëm një herë mjeran kur mendon se do t’i shpëtojë ligjit për supervjedhjet e tij, ai duhet ta dije mirë se është shtatë herë mjeran kur mendon se do t’ua kalojë topin ndër shalë amerikanëve dhe BE-së për këtë çështje.
Dëmi i tij është i konsiderueshëm në çështjen kombëtare.
Sjellja e tij është e turpshme ndaj historisë së dhimbshme të Kosovës dhe copëtimit gjakatar të Shqipërisë.
Por, ai do të jetë i asgjësueshëm në përpjekjet e tij për ta fshehur dashurinë pro-sllave dhe çadrën ruse me pak pluhur francez të marrë nga historia e vjetër e dashurisë franko-serbe.
Gjithsesi, porti i hapur për mallrat serbe në ndihmë të Rusisë dhe prioriteti që u është dhënë nga Rama do të zbulojë të ardhme të tjera, rrënjë të tjera, fakte të cilat përmblidhen në këtë fjali: Dy “R”-të që inkurajojnë agresionin e Vuçiqit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025