LAJMI I FUNDIT:

Dy policë të burgut thonë se janë mashtruar, dyshohet se një i dënuar u mori 4.000 euro duke u premtuar se do t’i transferonte në MPB Maqedoni

Dy policë të burgut thonë se janë mashtruar, dyshohet se një i dënuar u mori 4.000 euro duke u premtuar se do t’i transferonte në MPB Maqedoni

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve më 19 shtator 2023, ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në burgun e Idrizovës me qëllim të verifikimit të pretendimeve të personave të dënuar Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kërcënim me jetë, reket dhe shantazh, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë.

Në lidhje me pretendimet e Janko Janevskit, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim prej 9 vitesh, se është shantazhuar dhe kërcënuar me jetë për të kthyer 4000 euro brenda 24 orëve, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve zhvilloi një bisedë me dy pjesëtarë të policisë së burgut, të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga Janevski, i cili u kishte kërkuar nga 2000 euro, duke u premtuar se do të transferoheshin për të punuar në MPB.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se të njëjtit, shumën totale prej 4000 euro ia kanë paguar shokut të tij në qendrën tregtare “City Mall”. Pas një periudhe kohore, e kanë kuptuar se ishin mashtruar dhe rastin e kanë paraqitur në SP Kavadar.


Personat zyrtar të drejtorisë kanë biseduar edhe me personin e dënuar Janko Janevski, i cili ka sqaruar se ai asnjëherë nuk ka marrë para nga pjesëtarët e policisë së burgjeve, por përkundrazi, ai personalisht i ka dhënë para pjesëtarit të policisë së burgjeve Kiro Dimov.

“I dënuari Janevski paratë i fitonte nga bastet sportive që organizoheshin në këtë institucion dhe në disa raste i kishte dhënë hua Dimovit. Më pas ka filluar ta kërcënojë përmes personave të dënuar që t’ia kthejë borxhin brenda 24 orëve. Për pretendimet se pjesëtari i policisë së burgut i ka marrë para Janevskit, kanë konfirmuar edhe dy persona të tjerë të dënuar”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me personin e dënuar Toni Denkovski për ankesën e tij se i është cenuar siguria dhe se ka pasur kërcënime dhe shantazhe nga persona të dënuar dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, për çka edhe është dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nga biseda me të, ai nuk tregoi emra konkretë të personave të dënuar apo pjesëtarëve të policisë së burgjeve, për të cilën arsye nuk kishte mundësi të verifikoheshin pretendimet e tij.

“Për Denkovskin në buletinet ditore nuk është shënuar asnjë ngjarje apo sulm fizik ndaj këtij personi dhe janë marrë masa për sigurinë e tij, është i vendosur i vetëm në dhomë dhe del i vetëm në shëtitje. Pas ditës së mbikëqyrjes, personi i dënuar Toni Denkovski nuk ka paraqitur kërkesë për transferim në institucion tjetër”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori