LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të arrestuar për grabitje të armatosur në Prishtinë

Dy persona të arrestuar për grabitje të armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën rreth orës 21:25, ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në një ‘market’, i cili gjendet në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës (po ashtu kanë shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz), kanë arrit të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole Ecol Special), si dhe një sasi e parave (dyshohet të grabitura)”, thuhet në njoftim.


Personat e dyshuar: E.G, 16 vjeç dhe L.S, 16 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori