Dy nxënëse nga Mitrovica do të marrin pjesë në garat mbarëkombëtare të gjuhës shqipe në Shqipëri

Dy nxënëset nga Mitrovica, Bleona Qela dhe Blerta Pajaziti do të marrin pjesë në garat mbarëkombëtare të gjuhës shqipe në Shqipëri.
Bleona Qela është nxënëse në shkollën “Sefedin Smakolli”, ndërsa Blerta Pajaziti në shkollën “Bedri Gjinaj”, shkruan Telegrafi.
Kështu ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu.
“Nëse ndonjëhere vlenë thënia ‘e rëndësishme pjesëmarrja’, për Bleonën dhe Blertë që i kanë kaluar kufijtë e komunës dhe Kosovës, kjo thënie vlenë shumë”, ka thënë Kadriu.
Kadriu i ka falënderuar prindërit dhe mësimdhënësit që kanë kontribuuar në formimin e tyre.
“I falënderoj ekipin komunal të mësimdhënësve të gjuhës shqipe për punën korrekte dhe profesionale në organizimin e garave në nivel shkollash dhe komune. Bleona dhe Blerta paqin suksese”, ka thënë tutje Kadriu. /Telegrafi/



















































