Java e 24-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë me dy ndeshje ditën e shtunë.

Në ndeshjet hapëse të kësaj jave triumfuan skuadrat mysafire, pasi Drita mposhti Ferizajn në udhëtim, ndërsa Llapi tregoi forcën ndaj Lirisë në Prizren.


Gjilani sot do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në ndeshjen më interesante të ditës së shtunë në IPKO Superligën e Kosovës.

Vendasit në ndeshjen e fundit kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj KEK-ut, ndërsa mysafirët kanë pësuar tri humbje radhazi.

50686027 368857053700317 9082826194235162624 n

Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve pasi nuk janë të qeta deri në fund të edicionit për t’i shpëtuar rënies.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në Kastriot, mes KEK-ut dhe Drenicës.

KEK-u thuajse e rënë nga elita e futbollit kosovar po synon që me lojë të bukura t’i prishë planet skuadrave tjera.

Në anën tjetër as Drenica ende nuk e ka të sigurt qëndrimin dhe synon fitore ndaj KEK-ut për t’iu larguar zonës së ftoftë.

Të dyja takimet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës do të zhvillohen me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app