Dy ndërmarrës të njohur zviceranë, por me origjinë shqiptare, po synojnë të krijojnë diçka shumë unike për të gjithë shqiptarët me idenë e tyre të biznesit.
Duke marrë parasysh se shqiptarët janë ndër popujt më të shpërndarë në botë, themeluesi i dua.com, Valon Asani së bashku me partnerin e tij Larklind Cerkezi, edhe pse tashmë shumë të suksesshëm në tregun zviceran me biznesin e tyre të parë MIK Group (kompani shqiptare me klientelë zvicerane), me vite të tëra kishin edhe një mision tjetër në mendje: Bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.
Kështu lindi historia inspiruese e platformës dua.com, e cila u themelua në gusht të vitit 2019 me seli në World Trade Center të Zvicrës dhe me një investim prej 600.000 eurove. Pas një kohe shumë të shkurtër është arritur të hapet edhe zyra e dytë në qendër të Prishtinës, ku janë punësuar rreth tridhjetë persona.
Kompania u emërua me emrin “dua” për arsye se e gjithë platforma do të jetë e krijuar mbi dashuri, ndihmë, harmoni, lidhje dhe pozitivitet.
Ekipi i dua.com është i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme dhe një karakteristikë e veçantë është se ky ekip është pikërisht reflektim i shqiptarëve. E themi kështu sepse dy ndërmarrësit Asani dhe Cerkezi kanë arritur të mbledhin së bashku një ekip fantastik nga shtete e kontinente të ndryshme të botës.
Shqiptarë profesionistë të fushave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Zvicra, Suedia, Anglia, Holanda, Norvegjia dhe SHBA-të kanë zgjedhur të kthehen në atdheun e tyre për t’ju bashkuar ekipit të dua.com dhe me njohuritë e tyre të kontribuojnë në realizmin e misionit për t’i bashkuar shqiptarët përmes botës digjitale.
Entuziastë, patriotë e me një mision të veçantë në zemër ky ekip po punon pa u ndalur në krijimin e aplikacionit i cili do të jetë i ndarë në tri kategori: dua dashuri, dua ndihmë dhe dua biznes. Kjo do të thotë se përmes aplikacionit shqiptarët do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja si të dashurisë ashtu edhe atyre shoqërore e biznesore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi