Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit personit që dyshohet se vrau në Kosovë të dashurën e tij, shtetase argjentinase.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë ajo.
Shtetasja argjentinase, Maria Clara Udangaray, ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika.
Ky i fundit me shtetësi zvicerane, është arrestuar nga autoritetet vendore si i dyshuar për rastin.
Ndërkohë që kufoma e 27-vjeçares ende gjendet në Kosovë dhe nuk është dërguar te familja në Argjentinë.
Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara Urdangaray, ditë më parë ka dhënë detaje të reja për ecurinë e hetimeve dhe gjithashtu ka thënë se familja e saj ende po lufton për të riatdhesuar trupin e të resë.
Ai ka treguar se mjekësia ligjore ka gjetur lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.
Edhe pse ende nevojitet më shumë ekspertizë, kjo do ta komplikonte Endrit Nikën, të dashurin e saj 31-vjeçar, pasi rasti po hetohet si një femicid i mundshëm.
“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahët e saj. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngojnë fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies,” ka shpjeguar Urdangaray për Radio 221 në Argjentinë.
Nga ana tjetër, babai i së resë ka insistuar në kërkesën e tij që – pas ekspertizës përkatëse – të riatdhesojnë trupin e Klarës.
Përmes Facebookut, prindërit e Marias kanë filluar një organizim për ta bërë të mundur transportimin e trupit të vajzës së vdekur nga Kosova në Argjentinë.
Facundo Urdangaray dhe Magdalena Delmonte, prindërit e viktimës, publikuan thirrjen në Facebook dhe kërkuan ndihmë për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje. Në total familja Urdangaray duhet të mbledh mbi 30 mijë euro.
“Na ndihmo ta përhapim fjalën dhe kështu të sjellim mbetjet mortore të vajzës sonë të dashur. Llogaria është e aktivizuar, si për donacione në valutë kombëtare ashtu edhe për valutë”, sqaruan ata dhe falënderuan për “dashamirësinë dhe solidaritetin”.
Gjithashtu, ata theksuan angazhimin e drejtuesve të degës Banco Nación Buenos Aires dhe La Plata, për hapjen e “llogarisë së dhurimit”. Ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë mund ta bëjnë këtë në llogarinë 7170363328, CBU: 0110717530071703633283. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje