LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj nuk ka vendim nëse Caca-Biljanovska do të ndiqet penalisht, Prokuroria ende mbledh dëshmi

Dy muaj nuk ka vendim nëse Caca-Biljanovska do të ndiqet penalisht, Prokuroria ende mbledh dëshmi

Akoma nuk ka vendim nëse drejtoresha e shkarkuar e Klinikës për Dematologji, Nina Caca-Biljanovska, do të ndiqet penalisht, për mosrespektim të rekomandimeve të Qeverisë për vetizolim, pasi u kthye nga Italia.

Prokuroria edhe pas dy muajve nga kallëzimi penal, akoma mbledh dëshmi se Caca-Biljanovska ka bërë vepër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për mosrespektimin e masës së vetizolimit, deri tani janë dënuar shumë qytetarë, të cilët edhe pse janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi, kanë dalë dhe kanë kryer punët e tyre.


Caca-Biljanovska pasi u kthye nga Italia, ku edhe u infektua me coronavirus, ka shkuar në punë dhe nuk e ka respektuar masën e vetizolimit. Nga kontakti me drejtoreshën e shkarkuar, gjashtë punonjës tjerë në Klinikë u infektuan, ndërsa 200 të tjerë u vendosën në izolim.

Nga Prokuroria nuk përgjigjen pse procedura kundër Caca-Biljanovskës shkon ngadalë, e as për çfarë vepra dyshohet.

Ajo me Covid-19 u diagnostikua më 8 mars, ndërsa pas pushimeve në Itali një javë resht ka shkuar në punë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori