LAJMI I FUNDIT:

Dy lojtarët veteran shox dhe Smithzz krijuan ekipin e tyre të ri në CS:GO

Dy lojtarët veteran shox dhe Smithzz krijuan ekipin e tyre të ri në CS:GO

Richard “⁠shox⁠” Papillon njoftoi në transmetimin e tij krijimin e një ekipi të ri me qëllim kualifikimin për BLAST.tv Paris Major.

Veterani francez u ribashkua me ish shokun e skuadrës Edouard “⁠SmithZz⁠” Dubourdeaux për të formuar një ekip të ri.

Pjesë e ekipit do të jenë edhe tre lojtarë tjerë të cilët nuk janë aq të famshëm sa dyshja veterane.


Lojtari i parë të cilin e zbuloi shox ishte, Jeremy “⁠Kursy⁠” Gast i cili do të luajë në rolin e snajperistit.

Pjesë e këtij ekipi gjithashtu do të jetë edhe ish lojtari i ekipit LDLC, Ryan “⁠Neityu⁠” Aubry si dhe Paul “⁠day0s⁠” Niel i cili më shumë njihet për lojën e tij në platformën FACEIT si dhe transmetimet e tij në Twitch.

Ekipin do ta ndihmoj gjithashtu Boris “⁠flex0r⁠” Latry, i cili do të jetë në rolin e asistent trajnerit.

Ndërkaq ende nuk dihet emri i ekipit, apo organizata për të cilën do të luajnë.

Ky është formacioni i ekipit të ri francez:

Richard “shox” Papillon

Edouard “⁠SmithZz” Dubourdeaux

Jeremy “Kursy” Gast

Ryan “⁠Neityu” Aubry

Paul “⁠day0s⁠” Niel

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1
Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Superliga

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori