Telegrafi

Dy lojtarët e Real Madridit u përplasen duke tentuar t’ia rrëmbenin topin Ilkay Gundoganit

Barcelona triumfoi 2-1 përballë Real Madridi në El Classicon e zhvilluar në SHBA.

Ndeshja fillimisht ishte në mëdyshje për të nisur, përshkak të motit të keq që po mbretëron në Amerikë.

Por, ndeshja përfundimisht u zhvillua, ndërsa katalunasit morën një fitore minimale.

Golat për Blaugranasit i shënoi Pau Victor, ndërsa për Los Blancos realizoi Nico Paz.

Por, derisa ndeshja po zhvillohej, të gjithë lojtarët patën rastin që të shfaqin më të mirën e tyre.

Kështu bëri edhe Ilkay Gundogan, që kishte përballë dy talentë të Real Madridit, Nico Paz dhe Jacobo Ramon.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane bëri disa lëvizje mashtruese, duke bërë që dyshja e Real Madridit të përplaseshin mes tyre.

Natyrisht se Gundogan është një lojtar tashmë i dëshmuar dhe me shumë klas, andaj dy talenteve të Los Blancos u mbetet vetëm të fitojnë përvojë. /Telegrafi/