LAJMI I FUNDIT:

Dy klubet spanjolle që po i bëjnë presion La Ligas ta pengojë Barcelonën që ta regjistrojë Olmon

Dy klubet spanjolle që po i bëjnë presion La Ligas ta pengojë Barcelonën që ta regjistrojë Olmon

Saktësisht pas 18 ditëve, Dani Olmo nuk do të jetë në gjendje që të regjistrohet në La Liga, që do të thotë se ai nuk do të mund të luajë më për Barcelonën në pjesën e dytë të sezonit. 

Gjiganti katalanas momentalisht po punon në këtë drejtim në mënyrë që të jenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e spanjollit, por e dinë që kjo nuk është aspak e lehtë. 

La Liga është në dijeni të situatës së krijuar dhe ani pse presidenti Javier Tebas pret që Barcelona ta zgjidhë problemin e saj, po bëhen përpjekje për ta penguar këtë proces. 


Sipas një raportimi nga Estadio Deportivo, Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao kanë apeluar tek Tebasi dhe La Liga që të mos krijojnë hapësirë për regjistrimin e Olmos. 

Barcelona renditet si klubit më i dobët në aspektin e shitjeve të lojtarëve
Lexo po ashtu Barcelona renditet si klubit më i dobët në aspektin e shitjeve të lojtarëve

Olmo u regjistrua gjatë kësaj vere vetëm për shkak se Barcelona ishte në gjendje ta përdorte 80 për qind të pagës së Andreas Christensen, por danezi tashmë është shumë afër rikthimit nga lëndimi dhe ky opsion merr fund për drejtuesit e klubit. 

Do të jetë shumë interesante për t’u parë në vazhdim nëse blaugranasit do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje apo nuk do të kenë shërbimet e Olmos për pjesën e mbetur të sezonit në kampionat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori