LAJMI I FUNDIT:

Dy kërkesat e Bashkimit Evropian për Kosovën

Dy kërkesat e Bashkimit Evropian për Kosovën

Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar ndonjë datë për takimin e radhës së liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, por para se të ndodhë një takim i tillë kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq ishte më 8 nëntor 2018.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm ka thënë për “Zërin” se dialogu do të vazhdojë.


“Puna jonë po vazhdon, siç është diskutuar në rundin e fundit të dialogut. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar vazhdimin e takimit të fundit”, ka thënë ajo.

Kocijançiq ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi masat e marra nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i revokojë këto vendime. Veprimet, masat dhe deklaratat që perceptohen si provokuese dhe fyese janë thellësisht shqetësuese dhe nuk ndihmojnë në dialogun dhe në normalizimin e marrëdhënieve”.

Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen trezës së bisedimeve.

“Ankesat duhet të adresohen përmes dialogut për të cilin Bashkimi Evropian është i përkushtuar të vazhdojë ta lehtësojë. Propozimi është në tryezë, është në dorën e palëve për të diskutuar dhe për ta marrë atë përpara. Ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për të gjetur një zgjidhje”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori