LAJMI I FUNDIT:

Dy këmbësorë goditen për vdekje në Ozdrim të Pejës, një tjetër lëndohet rëndë

Dy këmbësorë goditen për vdekje në Ozdrim të Pejës, një tjetër lëndohet rëndë

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Dy aksidente tragjike në rajonin e Prishtinës, humbin jetën tre persona
Lexo po ashtu Dy aksidente tragjike në rajonin e Prishtinës, humbin jetën tre persona

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka bërë të ditur se shoferi i veturës ndodhet në stacionin policor në Pejë.

Kujtojmë, sonte në Kosovë kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera në Prishtinë e Podujevë. Si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori