Dy gola të shpejtë në ndeshjen Fiorentina - Roma (Video)

Roma dhe Fiorentina po e zhvillojnë një ndeshje interesante në 'Artemio Franchi'.
Skuadra e Eusebio Di Francescos ka kaluar e para në epërsi si mysafirë i klubit vjollcë.
Pas një aksioni të mirë, Gerson ishte realizues i golit të parë në minutën e pestë.
Asistues tek goli i brazilianit ishte sulmuesi italian që po kalon nëpër një formë të mirë, Stephan El Shaarawy.
Nuk ka vonuar shumë përgjigja e vendasve të cilët kanë barazuar nëpërmjet mesfushorit Veretout. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































