Sot në Ditën Ndërkombëtare të grave dhe vajzave në Shkencë, ne në Shqipëri, nuk mund të bëjmë pa nderuar dhe përkujtuar gjithë përshpirtje dy ikona të mëdha të shkencës dhe kulturës shqiptare: shkrimtarja e etnologia, Musine Kokalari dhe shkencëtarja, Sabiha Kasimati.
Fotot e të dyjave qëndrojnë varur në murin e zyrës sime; e para me shikimin e paepur dhe demaskues të një gruaje idealplotë në sallën e gjyqit, e mbramja me sqimën e hijeshinë rrezatuese të një gruaje të mençur.
Të dyja gra të përndjekura e të çuara përdhunshëm drejt fundit të jetës së tyre nga regjimi diktatorial. Të dyja, dy personalitete që po të ishin lënë të jetonin të lira, do ta kishin çuar në nivele më të epërme mendimin tonë shkencor e kulturor. Emri dhe vepra e tyre qoftë e paharruar dhe e përjetshme!
Në shtjellat e historisë së qytetërimit modern, gratë dhe vajzat kanë hasur pak a shumë të njëjtat vështirësi për ta çelur a ndjekur një udhë të tyren në shkencë. Gjithmonë do të ketë qenë një zë kritik, që t’iu kujtonte se kapaciteti i tyre duhej të përqendrohej te mëmësia, se sprovat intelektuale ishin bërë për burrat. Por aq sa ka pasur zëra kritikë e dyshues për aftësitë e grave, ka pasur, për fatin e mirë të qytetërimit, edhe gra e vajza që falë këmbënguljes dhe talentit kanë lënë gjurmët e tyre të mëvetësishme në shkencë, duke i shuar edhe ato zëra kritikë, me bujën që ka bërë kontributi i tyre vetanak shkencor.
Te ne, sfida më e madhe e grave e vajzave të shumë brezave ka qenë shkollimi e arsimimi. Njëra nga gjyshet e mia, ende sot, në moshën 85-vjeçare, ankohet pse nuk e çuan në shkollë “që të bëhej doktoreshë”; gjyshja tjetër, 79-vjeçare, tregon gjithë pasion se si shkoi me 1001 përpjekje të ndiqte një kurs infermierie, duke e lënë vajzën disamuajshe dhe 3 djemtë e vegjël në shtëpi, dhe ishte kaq e lumtur për një fat të tillë, sa studioi zellshëm e i mori të gjitha provimet dhjeta. Ende sot i mban mend një për një ç’ka mësuar për sëmundjet dhe kurimin e tyre në atë kurs.
Ime më, e mbylli shkollën e lartë, pasi i kishte lindur tre fëmijë; unë e fillova punën si pedagoge në fakultet, sapo isha bërë me djalë. Çdo 2-3 orë tim bir ma sillnin në një kafene aty pranë, që t’i jepja gji.
Secila prej nesh e ka fort të qartë se sfidat e grave shqiptare në botën akademike ose në shkencë nuk janë kryekëput të pangjashme me sfidat, që ka çdo grua e vajzë shqiptare në Shqipëri dhe në trojet shqiptare jashtë kufijve. Neve, po ashtu, na duhet të përballemi me ata që hedhin dyshime mbi aftësitë intelektuale të grave, me vërejtje ndonjëherë për shumë ekzibicionizëm, me paragjykime e stereotipe gjinore. Secila prej nesh, të paktën një herë duhet ta ketë provuar t’i thonë: “Po mirë, ti merre pak më ngadalë, se je vajzë/grua!”
Megjithatë, të gjitha ne e kemi bukur të rëndë peshën e përgjegjësisë, për t’ua çelë rrugën e dijes dhe të shkencës të tjerave si ne, për ta çuar përpara institucionin ku punojmë, vendin të cilit i shërbejmë.
Në një pjesë të botuar në vitin 1909 në Revistën Diturija të Lumo Skëndos, titulluar “Letër sime mbese”, mes rreshtave shkruhet: “Në qoftë se burrit i duhet diturija që të punojë dhe të fitojë, edhe gruas’ i duhetë që të jetojë më mire, që të shikojë më mire shtëpinë dhe fëmijën. Më duketë se puna dhe detyr’ e gruasë nuk është m’e pakë dhe m’e vogëlë se ajo e burrit, mbase dhe gruaja ka detyra më të shuma dhe më të ndyshme, dhe çdo punë bëhete më mirë dhe më lehtë kur ay q’e bën ka një dituri. Ta dish mire se një grua e diturë është m’e mire zonjë shtëpije dhe i rrit më mire djemtë.“ (Letër sime mbese).
Një shekull më vonë, mentaliteti për përgjegjësitë e gruas ka ndryshuar, duke mos u përqendruar vetëm te suaza e ngushtë familjare, por duke mëtuar të shkohet edhe te role më të gjera sociale, por aspirata për dituri mbetet po njësoj.
Por a është e lehtë të merresh me shkencë sot, sidomos në kontekstin e vendit tonë? Ne, e dimë që jo. Mbetet nga ato punë që njerëzit i bëjnë vetëm pse i kanë fort përzemër, sepse në kontekstin kur shkenca nuk financohet, kur kërkimi shkencor nuk subvencionohet, kur bibliotekat e facilitetet për hulumtim i kemi ende modeste dhe kur shtuar këtyre sidoqoftë, i përkasim një tradite dhe një konteksti shoqëror ku shumëçka mbetet ende për t’u bërë në pikëpamje të mundësive të barabarta dhe mosdiskiminimit gjinor, për t’u marrë me shkencë grave dhe vajzave iu duhet thuajse e njëjta gjë me atë që shkrimtarja e mirënjohur Virginia Woolf, shprehej se iu duhej grave që do të shkruanin: “Një shumë të hollash dhe një dhomë më vete”.
Pavarësisht kësaj, unë punoj me gra që janë frymëzim për arritjet akademike, me gra që synojnë të aftësohen për ta rritur veten dhe për t’i shërbyer, pse jo, kauzës së vajzave dhe grave në shkencë, me gra që kanë kuptuar se vetëm përmes angazhimit intelektual mund të bëjnë diçka për të përmirësuar gjendjen e grave dhe vajzave të mbarë shoqërisë sonë. Unë njoh kolege në poste drejtuese që i qëndrojnë me dinjitet e përkushtim postit të kam. Unë njoh student, që shkëlqejnë që në fillime të studimeve të tyre universitare e që sot janë në universitetet më të mira europiane, duke ia shtuar kapacitetet mendimit tonë shkencor.
Secila prej tyre është frymëzim dhe model që duhet nderuar, secila prej tyre ka një atribut a arritje, që ma kujton Musinenë e Sabihanë! Ne, si gra dhe vajza në shkencë kemi për të jetësuar jo vetëm testamentin e tyre etik, jetësor e shkencor, por kemi për t’i zgjatur dorën gjithsecilës, që do të bëjë hapa para. Arritja e secilës prej nesh do të ishte, me fjalët e nobelistes së e ekonomisë (në vitin 2019), Esther Duflo, “frymëzim për shumë e shumë gra të tjera që të vijojnë punën dhe për shumë burra që t’iu japin atyre respektin e merituar si çdo qenieje njerëzore”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-5.jpg)
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht