LAJMI I FUNDIT:

Dy vëllezër 10 dhe 14 vjeç, mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy vëllezër 10 dhe 14 vjeç, mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Dy fëmijë të moshës 14 dhe 10 vjeç raportohet se janë mbytur në liqenin e Prushit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:05.


Policia thotë se me të marrë njoftimin shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes shkuan edhe polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Trupat e tyre të pajetë u nxorrën nga uji rreth 2 orë pas ngjarjes.

Në një informacion të dytë për mediat, Policia e Tiranës sqaroi se viktimat janë dy vëllezër me iniciale M. T., dhe K. T.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, burime paraprake për Klan News bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh.

Katër prej tyre kanë mundur që të dalin nga uji, ndërsa dy prej tyre jo, njofton tvklan.