Pasditen e së enjtes do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë ditë është paraparë betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje, por që ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes këtyre dy partive për bashkëqeverisje.
Por edhe pa marrëveshje, seanca konstituive mund të mbahet vetëm me betimin e deputetëve edhe nëse nuk zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.
Procedurat e seancës konstituive i sqaron për KosovaPress analisti politik Ramush Tahiri, e që sipas tij cilit seanca konstituive pritet të kryhet brenda asaj dite, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.
“Në mbledhje jepet betimi i deputetëve që të mund të fillojë mbledhja. Pas betimit kalojnë në trupat zgjedhor të Kuvendit. Pastaj caktohet kryesuesi, deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu. Së pari vjen propozimi për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje që do të votohet në parim, nëse merr 61 vota e merr pozitën. Pastaj kalohet në pjesën e nënkryetarëve, dy nënkryetarë shqiptarë, dy nënkryetarë të komuniteteve. Por mbledhja konstituive duhet të kryhet brenda asaj dite. Aty nuk ka mbivotim, aty janë të ditura kujt çka i takon. Partisë së parë një kryetar në nënkryetar, partisë së dytë një nënkryetar tani partive minoritarëve 2 e kështu me radhë”, thotë Tahiri.
Ai thotë se e drejta e propozimit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.
Derisa tregon edhe manovrimet politike që mund të ndodhin gjatë asaj seance.
“Tash nëse nuk fiton vota propozimi i Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, mbledhja shkon në pushim, pastaj kur janë votat vjen propozimi prapë. Propozimi mund të jepet pafundësisht deri sa të zgjidhet, sepse askush nuk ka të drejtë me Kushtetutë, me ligj, me rregullore përveç Vetëvendosjes me dhënë propozimin për kryeparlamentar. Problemi është që kryeparlamentari me i taku LDK-së, por kjo ka qenë në paketë që të votohet edhe Qeveria. VV mund të propozojë kandidatin e LDK-së edhe me u zgjedhë, mandej me u zgjedhë Qeveria. Mirëpo me ndodhë që me i ndërrua fjalët njëra parti, atëherë nuk bëhet as Qeveria”, thotë Tahiri.
Ai u shpreh optimist se marrëveshja do të arrihet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, pasi sipas tij duket se kanë lëvizur pozicionet sa i përket çështjes së presidentit.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para, e pasuar nga LDK.
Këto dy parti janë duke negociuar rreth 3 muaj për të formuar koalicionin qeverisës, por që kanë pasur dallime në ndarjen e pushtetit. LDK përveç kryeparlamentarit, pesë ministrive po kërkojnë edhe presidentin që do të zgjidhet më 2021. Këtë kërkesë është duke e refuzuar vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova