Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka treguar edhe dy arsyet se pse është zgjedhur data 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit dhe jo një datë më e afërt.
Sipas tij, e para ka të bëjë me rekomandimet e Bashkimit Evropian e cila ka kërkuar kohë për të përgatitur misionin e saj vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.
“Arsyeja se pse u vendos data të jetë 22 gusht dhe jo menjëherë ka të bëjë me shqetësimet dhe rekomandime t e BE-së që na nevojitën pak më shumë kohë për t’u përgatitur misionin vëzhgues që do ta dërgojnë në Kosovë. Nëse nesër do të shpërndahej Kuvendi dhe 15 shtatori do të ishte data e zgjedhjeve ata do të kishin vështirësi në përgatitjen e misionit vëzhgues për ta dërguar në Kosovë dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, deklaroi ai.
Ai tregoi edhe për një tjetër argument që ka detyruar të vendosin për datën 22 gusht.
“Sipas kushtetutës është në diskrecion të presidentit t’i shpallë në ditën e 30 apo në ditën e 45 zgjedhjet, pra ka një diskrecion 15 ditësh, prandaj vendosëm duke i pas këto argumente që u hodhën në tavolinë të vendosim për këtë datë, nuk ka ndonjë arsye tjetër”, tha Sherifi.
Duke folur për monitorimin e zgjedhjeve nga misionet ndërkombëtare, sidomos nga ai i Bashkimit Evropian, Sherifi tha se kërkohet që zgjedhjet të mirë organizuara dhe të ketë rregullsi.
“Cilësia e organizmit të zgjedhjeve është shumë e rëndësishme, rregullsia është po aq e rëndësishme, dhe kemi nevojë që këto zgjedhje të mbikëqyren nga misioni vëzhgues ndërkombëtarë sidomos i Bashkimit Evropian, prandaj ramë dakord gjithë së bashku që data e shpërndarjes të jetë 22 gushti që zgjedhjet të jenë në fund të shtatorit apo tetorit varësisht nga data kur përcakton tani presidenti”, vijoi Sherifi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova