LAJMI I FUNDIT:

Dush i ftohtë për Vuçiqin: Mijëra qytetarë largohen prej tubimit para se të flas lideri serb

Dush i ftohtë për Vuçiqin: Mijëra qytetarë largohen prej tubimit para se të flas lideri serb

Pesëmbëdhjetë minuta pas fillimit të kundër tubimit të Partisë Përparimtare Serbe, një numër i madh i qytetarëve kanë filluar të largohen.

Një shi i fortë filloi të bjerë në fillim të tubimit para Kuvendit të Serbisë, raporton nova.rs.

Një nënë që rrit vet katër fëmijët, u detyrua të vinte në tubimin e Vuçiqit nga Kosova: Nuk duhet të humbas punën
Lexo po ashtu Një nënë që rrit vet katër fëmijët, u detyrua të vinte në tubimin e Vuçiqit nga Kosova: Nuk duhet të humbas punën

Shumë qytetarë tashmë kanë filluar të largohen, ndërsa një kolonë e madhe është parë në rrugën Prizrenit afër Zelenit.


Gjegjësisht, siç shihet në pamjet e siguruar nga portali, mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit janë kthyer në autobusë.

Kujtojmë se gjatë gjithë ditës në Beograd kanë arritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.

Zyrtarja e opozitës për tubimin e Vuçiqit: Më vjen keq për qytetarët që u sollën me dhunë sot në Beograd
Lexo po ashtu Zyrtarja e opozitës për tubimin e Vuçiqit: Më vjen keq për qytetarët që u sollën me dhunë sot në Beograd

Ndryshe, protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb
Lexo po ashtu Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori