Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për projektin në magjistralen Prishtinë-Podujevë si dhe për projektin e lënë pas dore për vite me radhë Prishtinë-Mitrovicë.
Durmishi tha se magjistralja Prishtinë-Podujevë, është projekti i parë të cilin e kanë marr nga fillimi i qeverisjes së tyre.
Tutje ai theksoi se në vitin 2024 do të përfundojnë punimet në magjistralen Prishtinë Podujevë.
“Jemi kujdesur që t’i zgjidhim problemet para se të filloj periudha e prokurorimit. Kemi marrë hapa, kemi bërë planifikime që të mos ketë zvarritje gjatë realizimit. Dhe në njëfarë mënyre ky është projekti që qytetarët do të vlerësojnë punën tonë. Afati maksimal që duhet të zgjas është 365 ditë pune. Por në planin e buxhetit e kemi që në vitin 2023-2024 të përfundojnë punimet. Vitin tjetër gjithsesi përfundon komplet rruga nga Prishtina deri në Podujevë. Shpronësimet janë kryer… Kontrata është 35 milionë euro me pesë llote”, tha ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Hysen-Durmishi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-23.jpg)
I pyetur se pse pikërisht kompania “Bageri” është e kontraktuar në punimet e kësaj rruge, Berisha sqaron: “Kjo është pyetje e pashmangshme e gazetarëve ndoshta prej sinqeritetit tim të tepruar. Prokuroria, organet e ndjekjes le ta kryejnë punën e tyre, e unë i ftojë prej ditës së parë që kam filluar punën në ministri që ta hetojë secilën punë që kemi bërë…nuk kam punuar asnjëherë në kompanin ‘Bageri’. Në një deklaratë timen të para dy vitesh kam thënë që ‘e njoh pronarin e kompanisë, e kam shok’. Kaq është kjo. E tash kjo keqpërdoret nga opozita. As nuk favorizojë askënd, por krejt çka bëj kujdesem që të shkoj procesi mirë”.
E, për kritikat e opozitës për keqpërdorime në këtë ministri, zëvendësministri theksoi: “Prokuroria nuk është duke vepruar, sepse unë kam dërguar lëndë në prokurori në fillim të mandatin dhe vazhdojë të dërgoj lëndë. Nuk janë duke vepruar. Po pres që ata ta kryejnë punën e tyre për lëndët të cilat i kam dërgu dhe për secilën punë që është bërë në këtë ministri. Le të më hetojnë, se edhe ashtu jam duke u hetuar për çdo tender që e ka shpallë ministria jonë”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Hysen-Durmishi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-37.jpg)
Durmishi tha se çdo akuzë që i ka ardhur nga opozita, ka bërë padi.
“Akuzat që janë nga opozita, unë i kam paditur. Dhe nuk mund ta padisë një deputetë kur del e flet në Kuvend të Kosovës pasi kanë imunitet. Mirëpo, kur ata mbajnë konferencë para zyrës së PDK-së dhe përdorin shpifje intriguese në raport me mu dhe thonë i kanë nda paret për kontrata një burimore në tavolina, menjëherë kam shku e kam bërë kallëzim penal”, ka thënë Durmishi.
“Më 1 korrik janë bërë dy vite e askush s’më ka kontaktu. Këto të AAK-së janë shumë interesante. Sidomos për këto kontrata kornizë. Kam çu në prokurori skandale që kanë ndodh në kohën e qeverisë së AAK-së.
E sa i përket punimeve disa vjeçare në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Durmishi u shpreh se në nëntor të vitit 2021 ka nënshkruar një marrëveshje tjetër.
“Prishtinë-Mitrovicë, e kemi gjetë një kontratë… në nëntor të vitit 2021 e kam nënshkruar një marrëveshje me kontraktorin dhe me financierin e bankës…afati i përfundimit të punimeve ka qenë prilli i vitit 2023. Operatori nuk iu ka përgjigjur kërkesave tona. Procedurat që i kemi pas ne si ministri i kemi përfundu të gjitha, shpronësimet në shkurt të vitit 2022. Jemi detyrua me bo një auditim…dhe jemi detyru me shkëput atë kontratë me atë kompani. Dhe tash jemi para nënshkrimit të kontratës së re dhe afati i përfundimit të punimeve është një vitë nga nënshkrimi”, sqaroi Durmishi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe