Durmishi: Rrej Dardan, rrej!

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj, që i bëri në një intervistë televizive.
Durmishi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Molliqaj është duke gënjyer.
Postimi i plotë i Durmishit:“Rrej Dardan rrej sa të mundesh e mos u ndal. E ke gjetë edhe vendin ku me rrejt, pikërisht aty ku e nise te Batoni. More Dardan po 35 faqe të shkruara i ke pas nga Albini dhe ti ishe ai që kurr nuk e ke lejuar të diskutohet në asnjë forum të Lëvizjes. Tash po viktimizohesh skajshmërisht. E gërditshme!” (sic.), ka shkruar Durmishi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































