Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi është lënduar në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit, por lëndimi si duket nuk është serioz.

Lazio ka humbur ndeshjen e grupeve ndaj skuadrës gjermane me rezultat të thellë 4-1.


Përveç humbjes si skuadër, Lazio ka humbur edhe shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Durmishi.

Durmishi ka pësuar një lëndim të dorës apo më saktë krahut të tij për shkak të një përplasje me Danny da Costa të enjten mbrëma.

durmisi 1

Ky lëndim bëri që reprezentuesit danez të largohet nga loja pas vetëm 16 minutave.

Është vet mbrojtësi i Lazios, i cili ka theksuar se do të kthehet më i fortë pas këtij lëndimi.

"Gjithmonë mbështetuni te Zoti. Përpara Lazio! Do të kthehem më i fortë", ka shkruar Durmishi në Instagram.

Faqja e internetit e gazeterit të njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se danezi ka lënduar bërrylin e tij të djathtë dhe do t'i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app