Durant shpërthen në fitoren e Golden State Warriors

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors ka vazhduar me fitore.
Kundërshtari i radhës i Warriors ishte San Antonio Spurs që pësoi humbje të ngushtë 110-107.
Ndeshja filloi keq për vendasit pasi vetëm dy minuta qëndroi në parket fundori i tyre Steph Curry.
Fundori fantaatik pësoi një lëndim në tentim për të shënuar dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.
Kësisoj Kevin Durant mori ndeshjen në dorë dhe i siguroi fitoren e shtatë radhazi ekipit të tij.
Durant realizoi 37 pikë, shtoi 11 kërcime dhe bëri katër asistime për bashkëlojtarët e tij.
Paraqitje të mirë pati edhe Klay Thompson me 13 pikë e gjashtë asistime.
Ndërkohë Draymond Green arriti 'Tripe Double' për herê tê tretë këtë edicion me 11 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.
LaMarcus Aldridge ishte më efikasi tek Spurs me 30 pikë e 17 asistime por që nuk mjaftuan për ta befasuar kampionin në fuqi.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder përballë Phoenix Suns 115-87.
Si gjithnjë, Russell Westbrook ishte më efikasi tek vendasit me 27 pikë tetë kërcime e nëntê asistime.
Paraqirje të mirë për Thunder patën edhe Paul George me 21 pikë e Adams që shtoi 16 pikë e 12 kërcime. /Telegrafi/Rezultatet:
Charlote Hornets - Brooklyn Nets 111 - 125
Miami Heat - Philadelphia 76ers 108 - 99
Minnesota Timberwolves - Boston Celtics 109 - 117
Oklahoma City Thunder - Phoenix Suns 115 - 87
Golden State Warriors - San Antonio Spurs 110 - 107





















































