Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte plot lëvdata për anësorin sulmues Luis Diaz, i cili u transferua vetëm në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Nënshkrimi i ri nga Porto, Diaz ka fituar shpejt vendin e titullarit te Reds, duke treguar tashmë cilësinë e tij.


Diaz ishte i shkëlqyer teksa Liverpool lundroi drejt një fitoreje 2-0 ndaj Leicester City në shtëpi në kuadër të Ligës Premier të enjten.

I pyetur për ambientimin e Diazit, Klopp ishte plot lëvdata për sulmuesin kolumbian.

“Kështu dukej pikërisht në seancën stërvitore”, ka thënë fillimisht Klopp për BBC Sport pas ndeshjes.

“Ai na shikonte dhe ne i treguam shumë situata, duket e natyrshme”.

“Është shumë e shpejtë duhet të them. Vërtet, performancë shumë e mirë. Ai pati disa momente të jashtëzakonshme”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app