LAJMI I FUNDIT:

Duke pritur partinë e Mimozës dhe Ilirit…! (Video)

Duke pritur partinë e Mimozës dhe Ilirit…! (Video)

Tetori ishte muaji, kur vendit do t’i shtohej partia më e re. Të paktën kështu kishin deklaruar bashkëthemeluesit, Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila.

Përderisa muaji tetor ka përfunduar, kjo parti ende nuk është zyrtarizuar. Krejt çka është bërë e ditur rreth partisë është se gjashtë asamblistë nga AKR dhe dy asamblistë nga koalicioni AAK-LDD në Gjakovë, u deklaruan në mbështetje të kësaj partie.

Tribuna Channel ka provuar të kontaktojë Dedën e Kusari-Lilën, për të kuptuar se kur do ta prezantojnë partinë e tyre, mirëpo asnjëri prej tyre nuk kanë qenë të qasshëm.


Ndërkohë, në vend po qarkullojnë zëra për zgjedhje të parakohshme.