LAJMI I FUNDIT:

Duka: Në pikëpyetje është ekzistenca e biznesit të vogël në Dibër

Duka: Në pikëpyetje është ekzistenca e biznesit të vogël në Dibër
Hekuran Duka, kryetar i Komunës së Dibrës

I pari i Dibrës, Hekuran Duka ka kërkuar masa shtesë ekonomike nga Qeveria, pasi siç tha ai, është vënë në pikëpyetje ekzistenca e biznesit të vogël.

“Izolimi 30-ditor sigurisht i solli dëm ekonomik Dibrës sa që vihet në pikëpyetja edhe ekzistenca e biznesit të vogël”, tha Duka.

Ai ka kërkuar masa ekonomike shtesë për Dibrën, sepse siç tha ai, sektori i zejtarisë, kafenetë, restorantet nuk kanë punuar aspak.


Duka ka apeluar edhe për solidaritet nga kompanitë fitimprurëse dhe qytetarët, për punëtorët dhe kompanitë që nuk kanë mundësi t’i paguajnë as qiratë.

“Të jemi më solidar me të afërmit tanë, me fqinjët, me punëtorët, me ata që kanë marrë qiranë dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë, sepse nuk kanë punuar. Zoti e ndihmoftë Dibrën dhe të lutemi sa më shpejtë të dalim nga kjo gjendje”, tha Duka. Ndërkaq kërkoi edhe subvencionim të pagave të punëtorëve.