LAJMI I FUNDIT:

A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

Industria e automobilave gjithnjë e më shpesh zëvendëson rrotat rezervë në automjete me sete për riparimin e gomave.

Kjo është praktikë legjitime, por shpeshherë nuk mjafton, sidomos kur dëmtimet e gomave janë serioze, shkruan yahoonews.

Çfarë mendojnë shoferët për këtë çështje?


Siç pritet, shumica mendojnë se kjo praktikë nuk ka shumë kuptim. Shoqata e Automobilave (AA) në Mbretërinë e Bashkuar realizoi një sondazh të madh me 10 mijë anëtarë lidhur me çështjen e rrotave rezervë.

AA bëri të ditur se 82 për qind e të anketuarve besojnë se rrota rezervë është një domosdoshmëri, veçanërisht në rrugë me cilësi të dobët dhe të mbushura me gropa, të cilat duket se janë të shumta në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të shkurtuar kohën që ekipet e ndihmës rrugore shpenzojnë në situata të tilla, drejtuesit dhe punonjësit e AA-së po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin mbi mundësinë e blerjes së një rrote rezervë pas blerjes së veturës. Gjysma e shoferëve të anketuar janë të gatshëm të paguajnë për një rrotë rezervë, ndërsa më shumë se një e treta deklaruan se nuk janë të sigurt se si ta përdorin pajisjen për fryrjen e gomave.

“Më parë, nëse një gomë e automjetit dëmtohej, ekipet tona thjesht instalonin rrotën rezervë dhe shoferi mund të vazhdonte rrugën pa problem. Kohët e fundit, pasi prodhuesit vendosën të përdorin sete për fryrjen e gomave në vend të rrotave rezervë, ekipeve tona mund t’u duhen disa orë për të zgjidhur të njëjtin problem”, thotë mekaniku Chris Wood nga AA.

Rekomandohet që pronarët e automjeteve që kanë rrotë rezervë të kontrollojnë nëse ajo është në gjendje të mirë (pra, e fryrë), ndërsa ata që nuk kanë duhet të mendojnë për blerjen e një të tillë. /Telegrafi/