Evropa ka nevojë për një të dërguar të posaçëm për Ukrainën për të siguruar që ajo të marrë një rol domethënës në çdo proces paqeje, thanë të dielën dy liderë evropianë pasi kontinenti u përjashtua si partner në bisedimet nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruan Reuters.
Evropa nuk do të ketë një vend në tryezë për bisedimet e paqes në Ukrainë, tha të shtunën i dërguari i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, pasi Uashingtoni dërgoi një pyetësor në kryeqytetet evropiane për të pyetur se çfarë mund të kontribuojnë në garancitë e sigurisë për Kievin, transmeton Telegrafi.
Në përgjigje, presidenti francez Emmanuel Macron ka të ngjarë të presë të hënën një mbledhje urgjente të liderëve evropianë, përfshirë Britaninë.
Do të synonte të shihte se çfarë ndihme të menjëhershme mund t’i japin Ukrainës, çfarë roli konkret mund të luajë Evropa në sigurimin e garancive të sigurisë për Kievin, si dhe se si të forcohet siguria kolektive e Evropës.
Por dhjetëra samite të ngjashme kanë treguar se Evropa është e shqetësuar, ndonjëherë e përçarë dhe e dobët politikisht dhe po përpiqet të hartojë një plan koheziv për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës dhe përballjen me Rusinë.
“Nëse mund të jap lirshëm një ide, nëse ka një tryezë bisedimesh, mendoj se ne duhet të bëjmë diçka të ngjashme që u bë në Kosovë”, tha presidenti finlandez Alexander Stubb në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, duke iu referuar diplomacisë që ndihmoi në përfundimin e goditjes ushtarake të Serbisë.
“Evropa duhet të ketë një të dërguar special si Martti Ahtisaari (për Kosovën), dhe më pas një zëvendës të dërguar që është në nivelin e Kellogg, dhe në këtë kuptim, ne kemi një lloj roli në lojë”, shtoi Stubb.
Trump tronditi aleatët evropianë këtë javë duke thirrur presidentin rus Vladimir Putin – forcat e të cilit filluan një pushtim të plotë të Ukrainës tre vjet më parë – pa u konsultuar me ta ose me Kievin dhe duke deklaruar një fillim të menjëhershëm të bisedimeve të paqes.
Administrata e tij gjithashtu i la të trembur pas komenteve të prera për qasjen e saj ndaj luftës gati trevjeçare Ukrainë-Rusi, dhe nënpresidenti i SHBA, JD Vance nisi një sulm të ashpër në Mynih ndaj demokracive dhe vlerave të Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Dodik takohet me Putinin në Moskë

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të kërkojë dënimin me vdekje për Luigi Mangione

Rusia thotë se 'nuk mund të pranojë' planet e paqes të Trump për Ukrainën

Suedia pritet të investojë miliona euro për të modernizuar bunkerët e mbrojtjes civile

Polonia ia dorëzon ukrainasve agjentin rus Molchanov

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani