Ballkani dhe Feronikeli do të përballen në kuadër të javës ë dytë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të jetë kryesorja e kësaj xhiroje në futbollin kosovar.


Ballkani do të tentojë që të marrë tri pikë në shtëpi, në mënyrë që të bëhet lider i ligës.

Të njëjtin qëllim do ta ketë edhe Feronikeli që tashmë gjendet në Therandë dhe e ka filluar mjaftë mirë edicionin 2020/21.

Nikli është aktualisht në vendin e tretë me tri pikë, aq sa ka edhe Ballkani në të katërtin, që do e zhvillojnë takimin e dytë sot (e mërkurë).

Formacioni startues i Ballkanit: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Prekazi, Sinani, Gashi, Gripshi, Korenica, Kuç, Krasniqi, Daku.

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Lladrovci, Pnishi, Khuar, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Malaj, Hoti, Mailiqi, Greca. /Telegrafi/

120115751 1419861538205582 1412292496876131667 o Foto: Feronikeli FC

telegrafi sport app