Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.

Ajo solli remiksin e këngës "Levitating" së bashku me klip, në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës si Madonna dhe Missy Elliott.


E veçanta e këtij klipi është se pjesë e tij është i dashuri i artistes, Anwar Hadid.

Teksa po shijon suksesinj e projektit muzikor, Dua po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale dhe t'i mbajë fansat të azhurnuar për më të rejat e saj.

Së fundmi, Lipa, ka realizuar një fotosesion shumë të veçantë për "W Magazine", në të cilin është shfaqur në disa poza mjaft artistike dhe ndryshe.

117394134 297931068144407 8053727940907654082 n

Në disa prej paraqitjeve, Dua pozon në ngjyrën rozë teksa te pjesa e gjoksit ka të stampuar një dizajn me qershi.

Ajo i publikoi për fansat e saj në Instagram disa nga fotografitë e këtij seti, duke thënë se ishte diçka vërtetë e veçantë për të, pozimi për këtë revistë.

117373887 643940439549567 967306254681057014 n

"Nxehtë nga i mrekullueshme, argëtuesi dhe fotografi legjendar Tim Walker për 'W Magazine'", shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive. /Telegrafi/