Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen e MET Gala.

Dukja e saj u komplimentua nga të gjitha mediat ndërkombëtare, gjersa komente të shumta pozitive për artisten pati edhe në rrjetet sociale.


Dua1

Ajo i befasoi të gjithë teksa në tapetin e kuq u shfaq me një model flokësh të gjata, të cilat i kishte realizuar me anë të shtojcave speciale.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Dua ka treguar se si është dukur gjatë përgatitjeve për mbrëmjen solemne.

Dua2

E veshur me robdeshambër dhe pa grim, këngëtarja ka treguar momentin kur sapo kishte përfunduar vetëm realizimin e modelit të flokëve.

"Në qoftë se flokët e mia do të dukeshin kështu çdo ditë, unë nuk do të dija të veproja ... flokët e shkurtra më mbajnë modeste", ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Në të njëjtin moment, teksa ka pozuar pasqyrës, Dua ka vënë në pah të brendshmet e saj, ndërsa ka treguar edhe këmbët atraktive.

Këngëtarja shqiptare është vlerësuar gjithnjë lart për vijën trupore dhe paraqitjet me shumë stil në evenimente të rangut botëror. /Telegrafi/

Dua4