Dua Lipa shfaqet me këmbë të gjata me një fustan të shkurtër me print leopardi, pas koncertit shumë të suksesshëm në Brazil

Këngëtarja Dua Lipa, 28 vjeçe, tërhoqi të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në Brazil, pas performancës së saj në kryeqytet për pjesën e Amerikës së Jugut të turneut botëror.
Dua dukej e mahnitshme teksa ekspozonte këmbët e saj të tonifikuara me një minifustan me print leopardi, teksa qëndronte pranë një ballkoni, shkruan DailyMail.
Pamjen ajo e kompletoi me taka të kuqe me rripa Le Silla dhe vathë të mëdhenj prej ari, të cilat i ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Gjithçka që bëmë ishte të vallëzonim në São Paulo”.
Ylli i pop-it tregoi aftësitë e saj të vallëzimit me muzikë tradicionale braziliane, duke ndarë edhe një video ku tundte ije dhe bishtin e kuçkës në mënyrë lozonjare.

Në stilin e saj të zakonshëm, Dua ndau edhe një ‘photo dump’ të kohës së kaluar në São Paulo. Ajo dukej e mrekullueshme teksa mbante ngjyrat e Brazilit me një xhaketë të verdhë Adidas me vija të gjelbra.
Duke pozuar në shkallë, pamjen e kompletoi me një fund të zi mini dhe çizme mbi gju për t’u përputhur.

Duke nderuar përsëri Brazilin, ajo shfaqi një look të thjeshtë me një t-shirt të gjelbër dhe pantallona të verdha sportive, teksa shtrihej në një divan.
Performanca e saj në MorumBIS Stadium këtë fundjavë ishte pjesë e turneut të saj Radical Optimism. Në skenë, këngëtarja u shoqërua nga legjendat braziliane të muzikës Caetano Veloso dhe Carlinhos Brown.

Ajo pozuar pranë tyre me një bodysuit metalik halter-neck dhe çizme përputhëse, të kombinuara me çorape rrjetë.
Në Instagram, Dua ndau momentin duke thënë: “Jam ende e mbushur me mirënjohje. Ishte një nder i jashtëzakonshëm të ndaj skenën mbrëmë me dy gjigantë të vërtetë të muzikës braziliane”.

Duke iu drejtuar muzikantëve, ajo shtoi: “Muito obrigada [shumë faleminderit] për bujarinë tuaj, artin tuaj dhe magjinë që sollët në këtë moment. Dhe për të gjithë ata që erdhën, faleminderit nga zemra. Dashuria juaj, energjia juaj, zërat tuaj… e bëtë këtë natë të paharrueshme. Vetëm përmirësohet më tej!!!!!”
Gjatë një performancë tjetër në skenë, Dua mbante një bodysuit të zi me shkëlqim, me rripa që shtriheshin deri në dysheme. Ajo e kombinoi look-un me doreza të gjata të zeza dhe çizme mbi gju, duke magjepsur 62,000 fansat që ishin të pranishëm.

Kjo performancë vjen pas lajmit që Dua u rendit në krye të Heat Rich List 2025, ku u bënë publike emrat e 30 personazheve më të pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Dua, me një pasuri prej 129 milionë funtesh, ka kaluar një vit të jashtëzakonshëm me turneun Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner. /Telegrafi/




























































