LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa publikon versionin “remix” të “Cold Heart” në bashkëpunim me The Blessed Madonna dhe Elton John

Dua Lipa publikon versionin “remix” të “Cold Heart” në bashkëpunim me The Blessed Madonna dhe Elton John
Foto: Dua Lipa dhe Elton John/AP

Dua Lipa ka vazhduar me publikimin e projekteve të reja dhe këtë herë artistja ka lansuar versionin ‘remix’ të këngës “Cold Heart”.

Në versionin origjinal, Dua ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa tani kënga është realizuar ‘remix’ nga DJ e njohur amerikane, The Blessed Madonna.

Treshja e famshme e artistëve kanë publikuar këngën vetëm në versionin audio, ndërsa The Blessed Madonna është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim.


View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Ashtu si pothuajse të gjithë në planet, unë mahnitem nga Elton John dhe Dua Lipa. Ishte një nder kaq i madh të më kërkohej të isha pjesë e bashkëpunimit të tyre, i cili është një projekt kaq i bukur. Menjëherë më pëlqeu kënga dhe u përpoqa shumë për ta bërë atë mirë. Nuk është gjë tjetër veçse gëzim i madh të jesh në orbitën e këtyre ikonave dhe zemrave të tyre të mëdha e të ngrohta të bukura. Unë i vlerësoj të gjithë ju që do ta dëgjoni”, është shprehur The Blessed Madonna.

Kjo nuk është hera e parë që Dua bashkëpunon me The Blessed Madonna, dy muzikantet më parë kanë realizuar edhe versionin ‘remix’ të këngës “Levitating”, bashkë me Missy Elliott dhe Madonna.

Në anën tjetër artistja shqiptare së fundi ka realizuar një tjetër kampanjë për markën e njohur “Versace”, ku u shfaq me flokë të gjata me ngjyrë të kuqe, ndërsa falënderoi Donatella Versace që ia besoi promovimin e koleksionit të ri. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Kalo në kategori