LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa nderoi mbrojtësit e guximshëm të të drejtave të njeriut

Dua Lipa nderoi mbrojtësit e guximshëm të të drejtave të njeriut
Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është bashkuar me Amal dhe George Clooney, këtë javë për të nderuar mbrojtësit e guximshëm të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut përmes çmimeve inauguruese Albie të Fondacionit “Clooney For Justice”.

Ajo me këtë rast kishte nderin të prezantojë çmimin Justice for Survivors mikes së saj, Nadia Murad, në iAct, për punën me të mbijetuarit e gjenocidit dhe mizorive të tjera masive.

iAct ndërkohë punoi me Fondacionin Clooney për Drejtësi për të intervistuar të mbijetuarit nga Darfur, Sudan, të cilët kanë qenë të bllokuar në kampet e refugjatëve në Çad për më shumë se një dekadë.


Foto: Screenshot/Instagram

Avokatja Amal njëherësh bashkëshortja e aktorit, George Clooney, përfaqësoi mbi 100 të mbijetuar në një gjyq të një drejtuesi të milicisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Unë kam mësuar përmes miqësisë sime dhe punës sime në fushatën time me Nadia Murad se sa e rëndësishme është të mbledhësh dëshmi nga të mbijetuarit e gjenocidit dhe ta bësh këtë në një mënyrë të ndjeshme. Është shumë e vështirë t’i kërkosh dikujt të rijetojë traumën e tij, por siç ka treguar Amal, të mbijetuarit kanë fuqi të madhe përmes dëshmisë së tyre në gjyqet kundër autorëve të mizorive masive”, tha Lipa.

Dua Lipa duket magjepsëse teksa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të fondacionit të George Clooneyt pasi u pa në darkë me Trevor Noah
Lexo po ashtu Dua Lipa duket magjepsëse teksa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të fondacionit të George Clooneyt pasi u pa në darkë me Trevor Noah

“Ishte një privilegj të isha pjesë e kësaj nate me miq të vjetër dhe të rinj që u bashkuan për të nderuar këta mbrojtës të mëdhenj të demokracisë, të drejtave të barabarta, fjalës së lirë, të drejtave të grave, barazisë racore dhe drejtësisë për të mbijetuarit”, përfundoi krijuesja e hitit “Levitating”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori