Ylli i muzikës, Dua Lipa ka vazhduar të shfaqet në formë të mrekullueshme nga pushimet në Ibiza.

Ajo edhe se fundmi tregoi stilin e saj plotë shije të veshjes teksa pozoi në një fustan të tejdukshëm ngjyrë rozë për disa foto të reja në Instagram.


Këngëtarja, 26 vjeçe përshtati dukjen e saj me një palë këpucë me taka me platformë ngjyrë të kaltër metalike.

302427035 113220958181425 7629387497476025941 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“Thjeshtë gjëra vajzërore”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve duke iu referuar fustanit të saj rozë.

Të enjten, Dua tregoi gjithashtu se po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e saj nën rrezet e diellit, teksa ndau një sërë fotosh ku shihej e veshur në bikini.

302523838 602995114628034 5395011611026206971 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Krijuesja e hitit “New Rules” shfaqi linjat e saj trupore në një foto në bikini rozë dhe kapele me të njëjtën ngjyrë ndërsa pushonte pranë pishinës.

Në një imazh tjetër, artistja mahnit me një fustan të purpurt me dy pjesë që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe dekoltenë.

Dua ka qëndruar në Ibiza mori pjesë në dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri në Francë gjatë fundjavës.

Në dasmë këngëtarja shkëlqeu e veshur në një fustan të tejdukshëm me ngjyrë të bardhë ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë.

302887498 819328945746855 276274838447111176 n 1 Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që në gusht artistja shqiptare me famë botërore mbajti një koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Ndryshe, Dua kohëve të fundit e ka mbajtur larg syrit të mediave jetën e saj private, muaj më parë ajo u përfol për një romancë me aktorin spanjoll, Aron Piper me të cilin u pa e afërt në një klub nate në Spanjë. /Telegrafi/

301728947 437397748363705 1029834181286364225 n Foto: Dua Lipa/Instagram