Këngëtarja me renome botërore, Dua Lipa, duket se po kalon kohën më të mirë me familjen e saj dhe shoqërinë në Shqipëri.

Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë, përkatësisht të njëjtin lokacion në të cilin i realizuan edhe vitin e kaluar pushimet verore.


Dua vazhdimisht ua ka prezantuar ndjekësve të saj në rrjetet sociale vendet bregdetare të Shqipërisë ditëve të fundit.

unknown 300073494 1164818314067563 4410358407573153916 n

Pasditen e së premtes, artistja 26-vjeçare publikoi të tjera fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft e relaksuar në pozat nga bregdeti.

Në njërën prej tyre, interpretuesja e hitit “Love Again” nuk hezitoi që të tregonte format e saj trupore, në një paraqitje mjaft atraktive në bikini të zeza.

unknown 299944574 1119901905566641 7957084909197771076 n

Dua Lipa ndodhet në Shqipëri, ngase në fund të këtij muaji ajo do të performojë në festivalin “Sunny Hill Tirana”, që organizohet në datat 26, 27 dhe 28 gusht. /Telegrafi/

unknown 300058960 795351565219829 239170304046878337 n

unknown 300135107 605519577613088 6988174872712993037 n